Deputeti i LDK`së Krenar Xhaferi ka thënë se asnjëherë nuk ka votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot kundër Hekuran Muratit.
Për këtë ai ka thënë se ka disa arsye.
Reagimi i plotë:
Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike.