• Wed. Oct 15th, 2025

Aksident në Prishtinë në orët e para të mëngjesit, katër të lënduar

Bykfvanews

Aug 21, 2025

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar katër persona.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, ka thënë për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *