• Wed. Oct 15th, 2025

Shqipe Selimi nuk i jep votë Donikës, kjo e fundit dikur e quante Rexhep Selimin “njeri i botës së krimit”

Bykfvanews

Aug 20, 2025

 

 

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi-Mehmeti, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.

Në seance e sotme, Selimi nuk ka marrë pjesë fare në profilin e votimit për Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.

Në pamjet që shihen nga Kuvendit, deputetja e VV-së nuk i shikon fare koleget e saj derisa votonin për Gërvallën.

Kujtojmë se në të kaluarën Donika Gërvavalla e cilësonte si akt të shëmtuar që as LVV, siç shkruante ajo, nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga “figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, duke iu referuar Selimit.

“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *