• Thu. Oct 16th, 2025

Sinisha Spasiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, del para gjykatës në Prishtinë

Bykfvanews

Aug 19, 2025

 

 

Shtetasi serb, Sinisha Spasiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, doli sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, raporton Ekonomia Online, transemton KFVA

Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare të Merdarit, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.Autoritetet kanë bërë të ditur se Spasiq ka shërbyer si rezervist aktiv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.Sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *