Por edhe pse kanë kaluar më shumëse 24 orë nga nisja e shkyçjeve të bizneseve nga KEDS ende asnjë reagim nuk ka ardhur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili nuk ka folur as dje as sot për çështjen në fjalë, duke zgjedhur heshtjen.
Ndërsa Kurti nuk e ka thënë ende asnjë fjalë, deputetë të PDK-së, LDK-së e AAK-së kanë adresuar kritika pikërisht ndaj tij, duke e kritikuar ashpër, shkruan Reporteri.net.
“1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike. Mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre. Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE. Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolejrojë”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se sot po merr formë politika ‘’shkatërruese’’ e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit, ka instaluar ‘’të dëgjueshmit’’ e tij në ZRRE por edhe në institucione të tjera.
‘‘Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera’’, ka thënë ajo.
Ai në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se personat përgjegjës për dëmet që po i shkaktohen vendit përmes liberalizimit të tregut energjetik do të përballen me ligjin.
“Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyre arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte marrë vendim se që nga data 01.06.2025 bizneset e mëdha që kanë më shumë se 50 të punësuar, apo më shumë se 10 milionë euro qarkullim, duhet të kalojnë në tregun e lirë të energjisë. Kjo nënkuptonte se ata do të gjenin energjinë elektrike në treg të hapur, nga kompani që janë të licencuara nga ZRRE-ja.
Periudha e tranzicionit ishte përcaktuar të jetë 60 ditë, që i bie deri më 01.08.2025.
Kujtojmë se më 29 maj 2025 ishte mbajtur një protestë në Prishtinë nga bizneset ku ishin bllokuar pjesshëm të gjitha hyrjet në Kryeqytet, si dhe një protestë tjetër më 11 qershor 25, po ashtu në Prishtinë.

