• Tue. Oct 28th, 2025

53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e ti

Bykfvanews

Aug 16, 2025

 

 

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka treguar se viktima është gjetur nga familjarët.

“Njësitet policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar se personi është pa shenja jete.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota po hetohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan”, ka thënë ai.

Osmani ka thënë se “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *