• Tue. Oct 28th, 2025

Haradinaj: Zaptuesi i zyrës së kryeministrit i la bizneset në mëshirë të mafisë energjetik

Bykfvanews

Aug 16, 2025

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e bizneseve me energji elektrike.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Albin Kurti i ka lënë bizneset në dorën e “mafisë energjetike”.

“Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyre arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij”, ka shkruar ai, raporton KFVA.

Haradinaj ka paralajmëruar se ky veprim “shkatërrues” nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

“Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin.Kosova ka me u liru nga këta gangsterë me agjenda të dyshimta”, ka shkruar ai./KFVA/

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *