• Tue. Oct 28th, 2025

Kolona të gjata në Merdar, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Bykfvanews

Aug 16, 2025

 

 

Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë vazhdon edhe sot të jetë i ngarkuar.

Sipas gjendjes së orës 15:16, pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në 2 orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolona.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 500 metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve një orë, teksa në hyrje ka kolonë të automjeteve deri në 100 metra dhe pritjet janë 20 minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 400 metra e gjatë dhe pritjet janë 40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë 5 minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona deri në 50 metra ka edhe në Kullë në kufirin me Malin e Zi, kur pritjet shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona e automjeteve është 40 metra dhe pritjet shkojnë deri në 10 minuta./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *