• Sat. Oct 25th, 2025

Putini s’i kontrollon emocionet në takim me Trumpin, bën reagim të çuditshëm ndaj gazetarëve

Bykfvanews

Aug 15, 2025

 

 

Ky është momenti kur presidenti rus Vladimir Putin çuditet me gazetarët që ndodhen të pranishëm në takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump në Alaska.

Putin shihet duke shtrembëruar fytyrën kur stafi i presidentit amerikan nis të thërrasë “Thank you Press” (Faleminderit medias) dhe duke u kërkuar atyre të largohen.

Mesa duket Putin është mësuar të ketë përballë vetëm gazetarë të regjimit dhe nga ata të cilët as nuk e marrin mundimin ta sfidojnë me pyetje.

Andaj gjesti i tij ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Ndryshe, në takim janë edhe Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff.

Si dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *