I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë dhe plagosjen e Hoxhës është Mefail Shkodra. Ai ishte denoncuar në polici nga Bujar Hoxha në prill të këtij viti. Vrasja ndodhi në një lokal në Gjilan. Gazeta ka siguruar një foto nga përplasja që çoi në vrasje.
Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.
Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.
Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim.
Takimi ishte thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.
Gazeta ka siguruar edhe biseda nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.
Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.
“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.
“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.
“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune mu zatet me ta”, iu kthye Mefail Shkodra.
“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.
“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.
Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.
Gazeta ka siguruar edhe biseda të realizuara para takimit. Edhe aty Mefail Shkodra kërkon që në takim të mos jetë Bujar Hoxha.


Dyshohet që përleshjen e kanë filluar viktimat.
Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij.
Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.
Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmondit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal.
Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.
Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës –për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili.
Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.
Njëri i lënduar, një i plagosur | Çka ndodhi me Mefail Shkodrën me djem
Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.
I biri i tij tjetër, gjatë përleshjes që përfundoi me tre viktima e një në gjendje të rëndë, në QKUK ende, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Pamjet tregojnë që ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.