Lëvizja Vetëvendosje- Dega në Gjakovë pritet që sot të zytarizojë Ardian Golën në garën për të parin e qytetit.
Fillmisht VV-ja vendosi që për të parin e Gjakovës të kandidojë Agon Batushën mirëpo tashmë Batusha është larguar nga gara.
Ceremonia e prezantimit të Golës për kryetar të Gjakovës do të bëhet sonte ku prezent do të jetë edhe vetë Kurti.
Në garë për të parin e Gjakovës pos Golës janë edhe Ardian Gjini nga AAK-ja, Shefqet Shehu nga LDK-ja dhe Ervin Shabani nga PDK-ja