• 2 Dhjetor 2025 03:04

Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë, u gjetën në sistemet e ajrosjes

Gus 11, 2025

 

 

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë, në Mitrovicë.

Sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në Facebook,  në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.