• Wed. Oct 15th, 2025

Turqia tronditet nga tërmeti i fuqishëm 6.1 ballë!

Bykfvanews

Aug 10, 2025

 

 

Një tërmet 6.1 ballë Rihter ka goditur në perëndim të Turqisë të dielën, ka njoftuar autoriteti turk i menaxhimit të emergjencave, AFAD, transmeton agjencia “Reuters”. 

AFAD ka thënë se dridhjet janë ndier në shumicë provinca. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:53 me kohë lokale në provincën Balikesir, në afërsi të qytetit më të madh turk, Stambollit.
Nuk është raportuar aktualisht për viktima apo dëme.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në platformën “X” ka thënë se ekipet e emergjencës të AFAD-it kanë nisur inspektimet.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi 11 kilometra.

Kryebashkiaku i rajonit Sindirgi në Baliksehir, Serkan Sak, ka njoftuar se janë shembur rreth 10 ndërtesa, por shtoi se s’ka raportime për të vdekur. Në një ndërtesë të shembur janë nxjerrë gjallë 4 persona, e po vazhdojnë kërkimet për dy të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *