• Mon. Oct 13th, 2025

Gjatë gërmimeve në Vushtrri gjenden mbetje mortore që dyshohet t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Bykfvanews

Aug 8, 2025

 

 

Sot në Vushtrri janë zbuluar mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Sipas informatave të Sinjalit, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, për ekshumim në varrezat e qytetit.

Gjatë gërmimeve në vendin e koduar “TZH”, hetuesit kanë hasur në mbetje eshtërore të një individi që figuron si person i zhdukur me forcë në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për autopsi dhe identifikim përmes analizës së ADN-së. Hetimet për zbardhjen e identitetit vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *