• Sun. Oct 12th, 2025

Policia me aksion, arrestohen gjashtë persona – sekuestrohen mbi 13 mijë euro, pesë vetura e drogë në vlerë 18 mijë euro

Bykfvanews

Aug 6, 2025

 

 

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, që ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave, shkruan Reporteri.net.

Arrestimet janë bërë pas bastisjeve në tetë lokacione, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

“Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 300 gramë kokainë, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 18 mijë euro, mbi 13 mijë euro, 2 DVR dhe pesë vetura me targa vendore.

Si rezultat i këtij plani operativ janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar si dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së narkotikëve”, thuhet në njoftim./KFVA/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *