• 1 Dhjetor 2025 03:35

E konfirmon policia, i dyshuari për tentim vrasjen në Deçan është arratisur

Gus 6, 2025

 

 

Policia ka dhënë detaje për tentim vrasjen në Deçan, duke thënë se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Këtë për ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka njoftuar se i dyshuari për këtë, i njohur për policinë është arratisur.

“Sot rreth orës 15:00, stacioni policor në Deçan është njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë zjarri”.

“Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, ka kuptuar se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq i dyshuari i cili është i njohur për policinë, është arratisur”, thuhet tutje në konfirmim.