• Sun. Oct 12th, 2025

Osmani pret në takim emisarin e BE-së për dialog Sorensen

Bykfvanews

Aug 6, 2025

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.

Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.

Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit, raporton KFVA

Takimi Osmani – Sorensen vjen në kohën e krizës institucionale në Kosovë dhe protestave në Serbi që siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, kanë bërë që për muaj të tërë të mos ketë ndonjë zhvillim domethënës në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *