• 1 Dhjetor 2025 04:15

Sot nis shkatërrimi i materialit të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Gus 6, 2025

 

 

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i shkatërrimit të materialit zgjedhor nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Përmes një njoftimi për media, ky institucion tha se ky proces do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 6 gusht 2025, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, u tha në njoftimin e KQZ-së./KFVA/