• Sun. Oct 12th, 2025

Osmani: Shkarkimi i Llaban mund të bëhet vetëm me propozim të gjyqtarëve, pa këtë nuk mund të ndërmirret asnjë hap nga presidenca

Bykfvanews

Aug 5, 2025

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjyqtari Radomir Llaban është emëruar në vitin 2018.

Ajo tha se e vetmja mënyrë për shkarkimin e tij është votimi nga 2/3 e gjyqtarëve e më pas i propozohet presidentes.

Osmani shtoi se është absurde të pritet të mbrohet rendi kushtetues nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues.

“Po ashtu sipas kushtetutës, shkarkimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm pasi të votohet një gjë e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve dhe pastaj shkarkimi i propozohet presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë nga Gjykata, sipas kushtetutës nuk mund të ndërmerret nga aspekti kushtetues asnjë hap nga ana e presidentes. Andaj në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet pikërisht nga personat, që sipas institucioneve tona të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *