• 1 Dhjetor 2025 12:24

KPK shfuqizon vendimin për pajisjen me veturë zyrtare të Kujtim Munishit

Gus 4, 2025

 

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, ku ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje është shfuqizuar vendimi për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Lufitimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, për pajisje me veturë zyrtare.

Është shfuqizuar edhe vendimin për miratimin e Rregullores Nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE).