• 1 Dhjetor 2025 10:10

Betejë mes kusherinjve në Dumnicë, plagosen me sakica e qëllojnë me armë zjarri

Gus 3, 2025

 

 

Mosmarrveshjen e kamotshme kushërinjt vendosën ta zgjidhin me forcë të shtunën në mbrëmje. Ata zgjodhën mejdanin në fshatin e tyre në Dumnicë të Poshtme.


Morën me vete kush cka kishte. E aty u shkrep edhe arma raportoi gazeta të dielën.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar dy persona, njëri, 23 vjeç i plagosur nga arma e tjetri nga Sopata në kokë poashtu rreth të njëzetave.

Gjendja e tyre është stabilizuar me arritjen e emergjencës në vendngjarje. Ndërkohë, në QKUK thonë se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

S.S, 60 vjecar i cili dyshohet se shtiu me armë është ende në arrati, kurse tre personat e tjerë të arrestuar nga Policia.

Këta të fundit kanë aktivizuar njesitë hetimore për lokalizimin e të dyshuarit mbi të cilin rëndojnë veprat penale: Vrasje në tëntative, Posedim i pautorizuar i armës dhe pjesmarrje në rrahje.