• 1 Dhjetor 2025 07:07

Tragjedi në Klinë: Foshnja arrin pa shenja jete në spital, nis hetimi!

Gus 2, 2025

 

 

Policia ka njoftuar se një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, tha ai.

Gashi ka treguar se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin