Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO, David Baker, i shoqëruar nga e Ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Mikpritës i darkës ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rolin e SHBA-së në garantimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon
“Kryeministri Kurti e njoftoi zëvendësndihmëssekretarin Baker me zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje përgjatë këtij mandati dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve. Ai e falënderoi z. Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.”, thuhet në njoftim.
ZKM njofton gjithashtu se kyeministri në detyrë Kurti, gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.