• Fri. Oct 10th, 2025

Ukraina bombardon në Rusi, godet caqe si rafineri e fabrika muncioni

Bykfvanews

Aug 2, 2025

 

 

Ushtria ukrainase natën e të premtes dhe mëngjesin e të shtunës ka goditur caqe brenda territorit rus, ku ka shënjestruar infrastrukturë kyçe të logjistikës së luftës, transmeton Gazeta KFVA.


Ushtria e Ukrainës të shtunën se ka goditur rafinerinë e naftës në Ryazan të Rusisë, duke shkaktuar një zjarr e ndërprerë prodhimin.

Sipas raporteve bombardimi me fluturake pa pilot kanë goditur edhe rafinerinë Novokuybyshevsk në Samara të Rusisë dhe fabrikën e municionit në Penza.

 

 

Përpjekjet për armëpushim kanë dështuar pasi regjimi i Vladimir Putin zvarriste me arsyetime që nuk u pranuan nga diplomacia perëndimore./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *