• 1 Dhjetor 2025 04:15

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Gus 1, 2025

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen në rajone afër Rusisë, në përgjigje të kërcënimeve nga ish-presidenti i vendit, Dmitry Medvedev.

“Kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Bëhet e ditur se vendosja e armëve vjen pasi Medvedev, i cili aktualisht shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, e paralajmëroi Trumpin të kujtonte se Moska kishte kapacitete për sulme bërthamore të epokës sovjetike, shkruan euronews., transmeton KFVA.

“Bazuar në deklaratat tejet provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, tha Trump.

“Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”