• Fri. Oct 10th, 2025

Pisllëk, turshi, barna pa afat – Mbyllet një klinikë në veri

Bykfvanews

Aug 1, 2025

 

 

Gjatë aksionit të përbashkët të Drejtorisë së Inspektimit dhe inspektorëve sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë u mbyllën përkohësisht disa lokale gastronomike, ordinanca dentare, ambulanca gjinekologjike dhe poliklinika të paregjistruara në Mitrovicën Veriore.

Deri më tani janë kryer dhjetëra kontrolle. Subjektet punonin pa leje, në ambiente të papërshtatshme, ndërsa në disa ordinanca mjekët banonin në të njëjtat hapësira.

Produktet jo të rregullta u konfiskuan, u hartuan procesverbale, u vendosën masa ndëshkuese dhe u urdhëruan masa të detyrueshme për legalizim urgjent e adaptim sanitar.

Në mesin e klinikave të mbyllura është edhe klinika “Hipokrat”, e cila  u mbyll përkohësisht për mungesë kushtesh minimale.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, për rihapje duhet të shndërrohet në hapësirë biznesi, të riparojë instalimet, të sigurojë higjienë dhe të marrë librezat sanitare, certifikatat mjekësore, licencën e Ministrisë së Shëndetësisë, regjistrimin dhe pëlqimin komunal.

Në vendngjarje u asgjësuan ose u caktuan për asgjësim mbi 30 produkte ushqimore si materiale mjekësore të ruajtura gabimisht si dhe me afat te skaduar.

           

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *