• 1 Dhjetor 2025 04:56

Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë

Kor 31, 2025

 

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.

Në njoftim është bërë e ditur se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro.

“E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55€ nga korriku 2025”, thuhet në postim.

Tutje thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thotë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve.