• Thu. Oct 9th, 2025

Komuna e Prishtinës i jep tender 200 mijë euro kompanisë Sunny Hill me negocim

Bykfvanews

Jul 31, 2025

 

 

Komuna e Prishtinës, ka ndarë 200 mijë për të mbështetur organizimin e Sunny Hill Festival.

“Organizimi i festivalit Sunny Hill”, quhet kontrata që Komuna e Prishtinës e dha me negocim.

Vlera e tenderit është 200 mijë euro.

Tenderin, Komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama e ka lidhur kontratën me “The Sunny Hill” SH.P.K., në pronësi të Dukagjin Lipës,

Sipas të dhënave të ARBK-së, kompania ofron aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike.

Kjo kontratë u dha procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Ndërsa në Kosovë ka shumë kompani në Kosovë që ofrojnë shërbime të organizimeve artistike.

Ndryshe, Festivali Sunny Hill do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht 2025 në Sunny Hill Festival Park (në fshatin Bërnicë e Poshtme pranë Prishtinës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *