• Thu. Oct 9th, 2025

Përpos Themelores edhe Apeli e hedh poshtë kallëzimin penal të Kusarit ndaj Llugaliut

Bykfvanews

Jul 31, 2025

 

 

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kallëzimin penal të juristes së njohur të fushës së medias, Flutura Kusari, ndaj Mentor Llugaliut, të cilin ajo e ka akuzuar për ngacmim të vazhdueshëm online që zgjat tash e tre vjet.

Vendimi i Apelit, njësoj si ai i Gjykatës Themelore, e konsideron se gjuha e përdorur nga Llugaliu ndaj Kusarit nuk përbën vepër penale. Këtë e ka bërë të ditur vet Kusari në një postim në rrjetet sociale, ku ndau disa nga fyerjet dhe kërcënimet që ka marrë ndër vite – të cilat përfshijnë shprehje tejet denigruese dhe seksiste.

“Prokuroria e Apelit e ka refuzu ankesën time në rastin e ngacmimit të obsesionuar më shumë se trevjeçar…”, shkroi ajo, duke shtuar se “do të doja të ndaja publikisht disa pika të arsyetimit të Apelit me juve, por nuk ka ndonjë arsyetim – janë disa rreshta copy-paste nga aktvendimi i Themelores”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *