• Fri. Oct 10th, 2025

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, Policia: Zjarrfikësit janë duke e lokalizuar zjarrin, s’ka të lënduar

Bykfvanews

Jul 30, 2025

 

 

Një zjarr ka shpërthyer në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, i cili shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi të zi.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që aktualisht po e lokalizojnë zjarrin, si dhe njësitë policore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *