• 1 Dhjetor 2025 08:58

FSK në Ujman: Shumë bujë për një operacion të rëndomtë

Kor 29, 2025

 

Operacioni i ndërmarrë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, të martën me qëllim gjetjen e trupit të 33 vjeçarit që u hodh në Ujman të dielën, nuk po del të jetë diçka e jashtëzakonshme.

Të paktën kështu e sheh një ish-ushtarak që për vite me radhë ka shërbyer në FSK.

Ish gjenerali, Afrim Veseli thotë se ndërhyrjet e tilla në veri kanë qenë të shpeshta, pjesë e të cilave ka qenë vetë ai.

Por, Veseli nuk është i kënaqur edhe me një gjë në krejt situatën e krijuar tek liqeni i Ujmanit.

Reagimet e shumta politike, pas zbarkimit të Njësiteve të Specializuara për Kërkim Shpëtim të FSK-së, i lanë shije të keqe.

Këtë Veseli e kritikon goxha fort.