• Sat. Oct 11th, 2025

VV del n’rrenë – Këto janë disa nga rastet kur FSK shkoi në veri

Bykfvanews

Jul 29, 2025

 

 

Forca e Sigurisë së Kosovës sot janë angazhuar në liqenin e Ujmanit për të kërkuar trupin e 33 vjeçarit i cili dyshohet se u mbyt të dielën. As këtë rast Vetëvendosje nuk e la pa e shfrytëzuar për propagandë duke thënë se “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”. Por kjo bie poshtë, pasi që kjo nuk është hera e parë që FSK merr pjesë në operacione humanitare, shkruan KFVA.

Në vitin 2015, FSK, përkatësisht njësia për Kërkim-Shpëtim në ujëra ishte angazhuar për gjetjen e Sead Alushi, 17 vjeçar në ujërat e lumit Ibër.

“Ekipi i Kërkim-Shpëtim në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër të Mitrovicës, dje rreth orës 13.00 e gjeti trupin e pajetë të Sead Alushit 17 vjeç, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës. Seadi, më 10 prill 2015,tek sa po tentonte ta kalonte lumin Ibër ishte mbytur”, thuhej në komunikatën e FSK.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që FSK ka shkuar në veri.

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka dhënë detaje se cilat aksione i kishte udhëhequr përgjatë viteve në veri.

Është e vërtetë, mundet me kanë 2016, njëherë në Ujman, njëherë në lumin Ibër, edhe një herë kemi shkuar me deminim me KFOR-in amerikan”, ka thënë Rama për Nacionalen.

Më 15 korrik 2024, FSK ishte angazhuar në Liqenin e Ujmanit me Njësinë e Kërkim Shpëtimit me dy kamion, dy barka. Incidenti për gjetjen e katër të rinjëve serbë, ku dy barka motorike ishin ndeshur mes vete.

Në vitin 2016, FSK-ja mori pjesë në gjetje të një serbi në Lumin Ibër.

Kurse, në vitin 2019, FSK-ja kishte marrë pjesë në një intervenim deminimi në veri bashkë me KFOR-in.

Për shkuarjen e FSK sot në Veri, foli edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se kjo u bë në bashkëpunim me KFOR.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *