• 1 Dhjetor 2025 09:23

Trump njofton se ShBA dhe BE u pajtuan për një marrëveshje tregtare

Kor 27, 2025

 

 

Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një kuadër për një marrëveshje tregtare pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Turnberry, Skoci, raporton KFVA.

“Bashkimi Evropian do të pranojë të blejë nga Shtetet e Bashkuara energji në vlerë prej 750 miliardë dollarë,” tha Trump. “Ata do të pranojnë të investojnë në Shtetet e Bashkuara 600 miliardë dollarë më shumë sesa po investojnë tashmë.”

Trump filloi bisedimet me von der Leyen më herët të dielën, me afatin e premtes që afronte për të arritur një marrëveshje tregtare për të shmangur taksat prej 30% mbi importet evropiane.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të zbresin më poshtë se një normë tatimi të përgjithshëm prej 15% për Bashkimin Evropian.