• Fri. Nov 21st, 2025

Ky është mërgimtari që dyshohet se humbi jetën në Ujman

Jul 27, 2025

 

 

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Mitrovicën.

Gazeta mëson se personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, njësitë policore dhe njësia e kërkim-shpëtimit me barka, të cilat po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Deri më tani nuk dihen arsyet që e çuan atë drejt këtij akti fatal.