• Fri. Nov 21st, 2025

Dyshohet se një person është mbytur në Liqenin e Ujmanit pasi është hedhur nga ura

Jul 27, 2025

 

 

Një person dyshohet se ka vdekur, pasi është hedhur në Liqenin artificial të Ujmanit në veri të vendit.

Shfi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza i tha Express se personi që po kërkohet, “është hedhur në liqe dhe nuk ka dalë më”.

“Njësitë relevante janë në terren”, tha ai.

Fejza tha se “janë thirrur edhe zhytës”.

“Jemi në pritje të gjetjes së trupit”, tha ai.

Njësitë e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për gjetjen e trupit.