Pak para përpjekjes së fundit për konstituim të Kuvendit para se afati kushtetues të përfundojë, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që tentoi ta frikësonte, derisa ajo po hynte në një barnatore.
Ajo e ka pasqyruar rastin si “sulm të radhës” ndaj saj.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka përshkruar ngjarjen duke thënë se burri ishte i gjatë rreth 1.70 metra, bjond dhe i shoqëruar nga një grua. Ajo thotë se burri tentoi ta intimidojë, por u tërhoq sapo ajo u përball me të.
Ndër të tjera, Pacolli thotë se ishte e vetme kur ndodhi e tërë ngjarja.
“Dhunuesit po marrin zemër nga dhunuesit. Isha vetëm. Po hyja në barnatore për të blerë barna, kur një ‘trim’ ndaloi, mendoi se do më frikësonte. Kur pa se nuk po trembem dhe po përballem me të, u largua,” ka shkruar ajo.
Deputetja shton se burri e nxori telefonin për ta filmuar, por ajo reagoi menjëherë: “I thashë: ‘Incizo? Paraqite veten si viktimë po deshe, sikurse ai dhunuesi i djeshëm’.”
Pacolli e përmbyll reagimin e saj duke thënë se “Kot e keni. Unë jam gru gur. Nuk mund të më lëkundni, e lëre më të më thyni.”
Postimi i plotë: