• Fri. Nov 21st, 2025

Pamje të tmerrshme| Rrahet deri në alivanosje sigurimi i një kafiterie në Ferizaj, përdoret edhe thika

Jul 26, 2025

 

 

Një 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar rëndë nga katër persona në një kafiteri në Ferizaj.

Dy prej sulmuesve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga policia. Viktima, pas goditjeve të marra me mjete të forta dhe thikë, u rrëzua pa ndjenja dhe u dërgua fillimisht në Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK në Prishtinë.

Policia ka identifikuar katër të dyshuarit, ndërsa K.M. (33) dhe E.K. (26) janë ndaluar me urdhër të prokurorit. Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rastit.