• Sun. Oct 12th, 2025

Kosova kryeson listën si vendi që çon më së shumti cigare ilegalisht në Zvicër

Bykfvanews

Jul 26, 2025

 

 

Sipas mediumit zviceran Blick.ch, Kosova është vendi kryesor i origjinës së cigareve të kontrabanduara që hyjnë në tregun zviceran. Vitin e kaluar, nga gjithsej 300 milionë cigare të kontrabanduara, 80 milionë erdhën nga Kosova. Pas saj renditen Serbia me 20 milionë dhe Portugalia me 10 milionë.

Dëmi financiar për Zvicrën vlerësohet në 76 milionë franga nga humbjet në taksa. Studimi i KPMG mbi 38 tregje evropiane tregon se më shumë se gjysma e cigareve të paligjshme nuk kanë origjinë të identifikueshme, ndërsa markat më të kontrabanduara janë Marlboro, Winston, Davidoff dhe Camel.

Ndërkohë që shitja e cigareve të ligjshme ka rënë, konsumi i cigareve të paligjshme është rritur me 50% në katër vitet e fundit, duke zënë 3.5% të tregut të përgjithshëm në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *