• 1 Dhjetor 2025 15:30

Bashkim Gashi emërohet komandant i ri i Stacionit Policor në Suharekë

Kor 26, 2025

 

 

Togeri Bashkim Gashi e ka marrë komandën e Stacionit Policor në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shqir Bytyqi.

“Në bazë të hierarkisë komanduese, togerit Bashkim Gashit i takon që të vazhdojë komandën e stacionit. Kjo u bë me urdhër të drejtorisë rajonale në Prizren”, tha Bytyqi,.

Tutje, Bytyqi u shpreh se Gashi do ta zëvendësojë  ish-komandantin e stacionit në Suharekë, Afrim Syla.

Kujtojmë se në fillim të majit të këtij viti, katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Suharekë ishin suspenduar nga policia, me rekomandim të IPK-së.

Në mesin e të suspenduarve ishte edhe togeri Bashkim Gashi. Në lidhje me këtë, zëdhënësi Bytyqi tha se “toger Gashi e ka përfunduar suspendimin”.