• Mon. Oct 13th, 2025

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Bykfvanews

Jul 25, 2025

 

 

Gjykata e Lartë në Beograd ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit, shqiptari i arrestuar në Serbi disa ditë më parë.

Në përgjigjen e kësaj gjykate thuhet se Halili akuzohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”, raporton Koha.net, përcjell KFVA

Lulzim Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.

Ministria pati njoftuar se sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *