• Mon. Oct 13th, 2025

Emilija Rexhepi: Po presim sot ose nesër për ta konstituar Kuvendin, nuk di a ka kandidat tjetër për Kryetar

Bykfvanews

Jul 25, 2025

 

 

Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi, para fillimit të seancës së sotme, tha se pritjet e saj janë që Kuvendi të konstituohet sot ose nesër.

Ajo tha se zyrtarisht kandidatja e Vetëvendosjes për Kryetare Kuvendi mbetet Albulena Haxhiu, por se mbetet të shihet në seancë, shkruan Reporteri.net.

E pyetur nëse do ta votonte kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për Kryetar Kuvendi, Rexhepi tha se “shohim”.

“Po e presim sot edhe nesër me konstituimin e parlamentin, pastaj e shohim qysh do shkojë. Na jemi në koalicion me Vetëvendosjen dhe e kemi kandidat Albulena Haxhiun. Nuk kemi informata kurgjë, nuk e dijmë. Zyrtarisht është Albulena Haxhiu, nuk e di a është kandidat tjetër, e shohim propozimin e Vetëvendosjes…E shofim”, deklaroi Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *