Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur para pëpjekjes së fundit për konstituimin e Kuvendit, në afatin 30 ditor që patën nga aktgjykimi i Kushtetutes.
Haradinaj ka folur ndër të tjera për mundësinë e zgjedhjeve, ku thotë se ato do të ishin opsioni i fundit për zgjidhje.
“Nuk mendojmë se duhet të favorizohen zgjedhjet pa u shterruar mundësitë për me i kriju institucionet. Nuk do të ishte në rregull të nxitojmë për zgjedhjet, sepse mund të na sjellin një situatë të ngjashme. E dijmë që zgjedhjet janë zgjidhja e fundit.
Jemi peng të Kurtit. Nëse ai me të vërtetë e ka nda mendjen që me bo keq e ma keq, ai ka me shku kështu me degradu vendin. Zgjedhjet e ardhshme nuk janë një ngritje e demokracisë së Kosovës, por janë një dëshpërim i demokracisë”, tha Haradinaj.