• Fri. Nov 21st, 2025

Tentimvrasje në Prishtinë, shkrepen 14 plumba

Jul 25, 2025

 

 

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë nën dyshimin për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 24.07.2025, 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.