• Mon. Oct 13th, 2025

Gërvalla “e hallakat” bodrumin e MPJD’së, shpallet tenderi prej 360 mijë Euro

Bykfvanews

Jul 25, 2025

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që udhëhiqet nga Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka nisur procedurat për ta renovuar dhe riiorganizuar bodrumin e objektit.

Punët që do të kryhen aty pritet t’i kushtojnë buxhetit rreth 360 mijë euro, ku parashihen instalimet e ujësjellësit, instalimet e kanalizimit, objektet sanitare dhe drenazhimi, shkruan KFVA

Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi është përcaktuar edhe afati kur duhet të përfundojnë punimet, e që është 150 ditë.

“Dëmtimet eventuale të cilat nuk janë paraparë me projekt mbesin barrë dhe pergjegjësi e punëkryesit për ti rregulluar dhe funksionalizuar ato. Të gjitha produktet te transportohen, ruhen, manipulohen dhe të vihen në punë në mënyre rigoroze në kantierin e ndërtimit”, thuhet në dosje.

Atu theksohet se siguria në kantier është prioritet për kontraktorin dhe duhet të caktoj një supervizor sigurie gjatë zbatimit të kontratës.

“Ky person është të sigurojë mbikëqyresin me raporte mujore për sigurinë e të gjitha operacioneve duke përfshirë raporte të rregullta të inspektimit të gjitha pajisjeve, skelave dhe ruajtjen e materialeve të rrezikshme. Materialet e propozuara në përshkrim teknik dhe paramasë janë opcionale dhe pikë referimi për karakteristikat e materialeve që duhet të përdoren andaj të gjitha ato mund të zëvendësohen me materiale të prodhuesve tjerë me karakteristika të njëjta ose më të mira që duhet dëshmuar me çertifikatat apo atestet e ofruara nga prodhuesit respektiv”, thuhet në dosje.

Projekti nuk është ngarkuar në e-Prokurim.

“Projekti eshte me kapacitet te madh, dhe nuk mund te ngarkohet ne Eprokurim, andaj perpos pershkrimit te cmimit i cili eshte i ngakuar ne sistem, projektin mund te vini ta terhiqni ne Objektin e MPJD cdo dite pune nga ora 8:00 deri ne 16:00”, thuhet në dosje.

Afati për dorëzim të ofertave përfundon më 19 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *