• Mon. Oct 13th, 2025

Policia flet për përdhosjen e flamurit kombëtar nga të rinjtë në Suharekë: Nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar

Bykfvanews

Jul 24, 2025

 

 

Disa pamje të shqyerjes së flamurit kombëtar janë shpërndarë në media, ku duket një i ri duke e shqyer flamurin, ndërsa më pas një veturë e shkel atë.

Në prapavijë të pamjeve dëgjohen thirrje të ndryshme, ku disa individë në gjuhën shqipe i kërkojnë personit të ndalojë veprimin, ndërsa të tjerë e motivojnë.

Lidhur me këtë rast, në një konfirmim për Sinjalin, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit, tha se të miturit nga Studençani i Suharekës janë intervistuar nga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar.

“Prokurori përgjegjës, pas shqyrtimit të rastit, ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Rasti është mbyllur me raport njoftues,” tha tutje ai.

 

  VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *