Ministria e Drejtësisë reagoi sot pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Artan Behrami i cili akuzoi ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, raporton KFVA.
Në reagim, Ministria njoftoi se nga fillimi i procesit janë paguar mbi 32 milionë euro për mbrojtjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
“Qeveria qëllimshëm po e dëmton procesin për të dytën herë tani me mbrojtjen e Thaçit, sepse herën e parë e dëmtoi me kryeavokatin e Kadri Veselit, Ben Emersson”, u shpreh Haradinaj.
Në këtë letër, kjo organizatë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e mbështetjes financiare institucionale për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.
Më poshtë mund ta shihni të plotë dhe kërkesat e tjera të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së.