• Mon. Oct 13th, 2025

AAK zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Budakovës në Lipjan, dy ditë pasi Tasholli u tërhoq nga gara

Bykfvanews

Jul 24, 2025

 

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës në Lipjan ka nominuar Bashkim Budakovën si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, shkruan KFVA.

Haradinaj th se Budakova është një person me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit.

“Aleanca ka nominuar z. Bashkim Budakova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Bashkimi njihet si njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik. Ai përfaqëson modelin e udhëheqësit të përkushtuar, me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmëri për të ndërtuar një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse…”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtotjmë se zyrtarizimi i kandidaturës së Bashkim Budakovës erdhi dy ditë pasi Ilir Tasholli u tërhoq nga gara për kryetar të Lipjanit.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *