Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë Kosovën.
MSh përmes një postim në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga qytetarët që tu përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), raporton KFVA.
“Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë Kosovën. Kjo ministri ka apeluar tek qytetarët që tu përmbahen rekomandimeve të saj dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.
Disa nga rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët janë këto:
– Pini ujë rregullisht
-Të paktën 1 gotë në orë dhe 2-3 litra në ditë
-Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura
-Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët
-Qëndroni larg të nxehtit
-Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit
-Shmangni ekspozimin direkt në diell, nga ora 10:00 deri në ora 17:00
-Limito sasinë e kafeinës dhe alkoolit
-Nëse keni shenja si: marramendje, djersitje, të vjella, konfuzion, etj, ju lutemi drejtohuni për ndihmë mjekësore në Qendrën më të afërt Shëndetësore./Periskopi/
Postimi i plotë: