• Tue. Oct 14th, 2025

Nisin pritjet nëpër pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, deri mbi 1 orë te Dheu i Bardhë

Bykfvanews

Jul 23, 2025

 

 

Këtë pasdite janë shënuar kolona dhe pritje të zgjatura në disa pika kufitare për hyrje në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa për të dalë deri në 35 minuta.

Në pikat tjera kufitare, situata është si vijon: në Muçibabë pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta, në Vërmicë deri në 20 minuta, në Kullë deri në 15 minuta dhe në Jarinje deri në 10 minuta.

Më poshtë, grafika e publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *