Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, është afër kthimit në Premier Ligë me Sunderlandin që raportohet se ka arritur marrëveshje me të.
Mirëpo një ditë më vonë ka reaguar trajneri i Leverkusenit, Erik ten Hag, i cili ka thënë se e dëshiron Xhakën në ekip.
“Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarëdo që dëshiron, por ky klub tashmë ka lejuar largimin e tre lojtarëve të rëndësishëm dhe nuk do të lejojmë më largime”, ka thënë ten Hag.
“Graniti është lider, por atij i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij këtu”, ka thënë trajneri holandez.
